Aplikacion
Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në qytetin e Nishit, në kuadër të ndeshjes kualifikuese që do të luhet nesër në mbrëmje në Leskovac.
Me skuadrën ka udhëtuar i gjithë ekipi, ndërsa pas mbërritjes në aeroportin e Nishit, skuadra është akomoduar menjëherë në hotel.

Ekipi i drejtuar nga Sylvinho është pritur nga forca të shumta policore, të cilat kanë shoqëruar autobusët e skuadrës nga pista e uljes deri në hotelin e akomodimit, për të shmangur çdo incident.
Në stërvitjen e fundit të zhvilluar në stadiumin “Duboçiça” në Leskovc, është vënë re mungesa e flamurit shqiptar, një detaj që ka shkaktuar reagime dhe konsiderohet si gjest i papërshtatshëm nga autoritetet vendase. Në përpjekje për ta zbutur situatën, organizatorët vendosën në ekranin e madh të stadiumit një mesazh në tre gjuhë: “Mirë se erdhët / Dobrodošli / Welcome”.
Autoritetet serbe kanë vendosur masa të jashtëzakonshme sigurie, me qindra forca policore që do të rrethojnë stadiumin gjatë gjithë ndeshjes./ Zoom.al