Aplikacion
Pak orë para ndeshjes Serbi–Shqipëri për kualifikueset e Botërorit 2026, tensionet dhe provokimet nuk kanë munguar.
Përveç heqjes së flamurit shqiptar nga stadiumi, tashmë janë tifozët vendas që kanë zgjedhur të provokojnë ekipin kuqezi.
Në Nish, pranë hotelit ku akomodohet Kombëtarja shqiptare, tifozët kanë vendosur në rrugë parrulla të vogla me hartën e Kosovës dhe flamurin e Serbisë.
Ky veprim është parë si një gjest i pahijshëm, që sfidon thirrjet e FIFA-s dhe UEFA-s për të mbajtur futbollin jashtë politikës.
Provokimet vijnë në një kontekst ku siguria për Kombëtaren shqiptare është rritur ndjeshëm. Autoritetet serbe kanë vendosur masa të veçanta sigurie, duke kufizuar hyrjen e taksive dhe automjeteve pranë hotelit dhe duke kërkuar identifikim për çdo person që afrohet. Gjithashtu, mbi 5,000 forca policore janë dislokuar në qytet për të mbajtur rendin dhe për të parandaluar incidente gjatë ditës së ndeshjes./ Zoom.al