Aplikacion
Pas debatit të një dite më parë, flamuri kuqezi është rikthyer në stadiumin “Duboçiça” të Leskovcit, ku mbrëmjen e sotme do të luhet ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.
Gjatë stërvitjes së Kombëtares shqiptare të premten, mungesa e flamurit shqiptar në ambientet e stadiumit shkaktoi reagime të shumta.
Në mesin e flamujve të vendeve pjesëmarrëse, ai kuqezi mungonte, çka u interpretua si një gjest i qëllimshëm.
Federata Serbe reagoi duke sqaruar se flamuri nuk ishte vendosur “për të shmangur incidente të mundshme” dhe se do të vendosej ditën e ndeshjes. Këtë mëngjes flamuri shqiptar u pa sërish në hyrje të stadiumit./ Zoom.al