zoom

Aktualitet

Para ndeshjes Serbi-Shqipëri, policia serbe arreston shqiptarin. Në furgon iu gjet çanta me…

Para ndeshjes Serbi-Shqipëri, policia serbe arreston shqiptarin. Në furgon iu gjet çanta me…

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia serbe në pikën kufitare të Merdares, nën dyshimin se po transportonte materiale që mund të nxisnin urrejtje kombëtare para ndeshjes së futbollit midis Serbisë dhe Shqipërisë, e cila do të zhvillohet në Leskovac të shtunën.

Sipas deklaratës së Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiç, forcat e policisë në Prokuplje, në bashkëpunim me Administratën Doganore, kanë ndaluar D. P., 53 vjeç, me origjinë nga Shqipëria.

Gjatë kontrollit të një furgoni Mercedes që vinte nga drejtimi i Kosovës, policia gjeti pesë çanta që përmbanin 22 bluza, 244 flamuj dhe 86 kapele me mbishkrimin “UÇK”, si dhe veshje e materiale të tjera me simbole kombëtare shqiptare dhe portrete të Agim Ramadanit.

Ndaj shqiptarit është ngritur akuza për “nxitje të urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare”.

Ndeshja Serbi-Shqipëri është konsideruar me rrezikshmëri të lartë, prandaj në treg të lirë nuk ka bileta në shitje për sfidën./ Zoom.al

Postime të lidhura