zoom

Lajme

Trajneri serb flet para ndeshjes me Shqipërinë: Shpresoj që të mos…

Trajneri serb flet para ndeshjes me Shqipërinë: Shpresoj që të mos…

Një ditë para ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë, trajneri i kombëtares serbe, Dragan Stojković, ka folur në konferencë për shtyp, duke treguar bindje në përgatitjet e ekipit të tij.

“Nuk ka asgjë që mund të na befasojë, e dimë mirë si do të luajë Shqipëria. Prisnim dy ndryshime për shkak të dëmtimeve, por sistemi i tyre mbrojtës me katër lojtarë mbetet i njëjtë”, tha Stojković, duke nënvizuar se skuadra e tij është e fokusuar dhe e qetë përpara sfidës.

Tekniku serb u shpreh se pret një përballje të fortë dhe emocionuese.


“Nuk ka shanse të jetë ndeshje e mërzitshme. Të dyja ekipet do të japin maksimumin. Futbolli është i paparashikueshëm, vetëm shpresoj që të mos kemi ndonjë karton të kuq, sepse atëherë gjithçka mund të shkojë keq”, tha ai.

Stojković theksoi se qëllimi kryesor i Serbisë është të sigurojë dy fqitore në tetor, ndaj Shqipërisë dhe Andorrës.


“Duam të marrim gjashtë pikë dhe t’i bëjmë tifozët tanë krenarë. Do të luajmë ofensivisht, me dëshirën për të treguar futboll të bukur”, shtoi trajneri./ Zoom.al

Postime të lidhura