Aplikacion
Ndeshja Serbi–Shqipëri, e cila do të luhet në stadiumin “Duboçiça” të Leskovcit, do të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, me mijëra forca policie të dislokuara dhe kufizime të shumta për mediat dhe tifozët, në mënyrë që të shmanget çdo incident.
Sipas raportimeve, asnjë taksi apo automjet privat nuk lejohet të afrohet apo të largohet nga hoteli ku qëndron Kombëtarja shqiptare.
Në çdo pikë kontrolli ku ndodhen makinat e sigurisë, kërkohet mjet identifikimi dhe karta e dhomës së hotelit.
Rreth 5.000 forca të policisë serbe janë angazhuar në terren për të garantuar siguri dhe për të ndërhyrë në çdo situatë që mund të krijohet.
Ndërkohë, në stadium nuk do të lejohen tifozët. Pak ditë më parë, Federata Serbe njoftoi se nuk do të kishte bileta në shitje për tifozët./ Zoom.al