Aplikacion
Mrekullia e dytë kuqezi bëri jehonë në të gjithë botën. Suksesi i Shqipërisë u pasqyrua në të gjithë mediat, por të parët që uruan djemtë e Sylvinho-s ishte faqja zyrtare e UEFA-s:
“Koha për festën e Shqipërisë”, shkruhej në postimin e UEFA, status shoqëruar me disa foto shumë të bukura nga festimet në Kishinau.
Kualifikimi i Shqipërisë në “Euro2024” gjeti pasqyrim të gjerë edhe në Itali, kjo pasi një pjesë e madhe e futbollistëve kuqezi luajnë pikërisht në Serie A.

Siç është bërë tashmë traditë, çdo sukses i Shqipërisë për Serbinë është dramë, është skandal, kështu ndodhi edhe këtë herë teksa u kapën pas bluzës që kishte veshur Ylber Ramadani:
“Ylber Ramadani, festoi me fanellën me imazhin e ish-liderit të UÇK-së famëkeqe, Adem Jasharit”, shkruhet nga “Telegrafi” serb. /ZOOM.AL/