zoom

Të gjitha

Një tjetër ëngjëll do i bashkohet familjes Hoxha

Një tjetër ëngjëll do i bashkohet familjes Hoxha

Dy djemtë e tyre janë të vegjël, por Sara Hoxha dhe Ledion Liço duket nuk duan të humbin kohën për ta zgjeruar sa më shumë familjen e tyre. Emisioni “Ëndërrtjerrësit” konfirmoi dicka që me sa duket po përflitej brenda qarqeve te ngushta prej disa kohësh: Sara dhe Ledioni do të bëhen prindër për herë të tretë!

Kjo u zbulua përmes një videoje të shkurtër promovuese të episodit të ri që do transmetohet në Top Channel. Videoja  e publikuar në Instagram-in e Top Albania Radio zbulon një sekuencë kur të ftuarit urojnë Ledion Liçon: “Me një gocë këtë herë” dhe përgjigja e tij është: “Ishalla”.

Padyshim, shpresat e ciftit janë që Londoni dhe Romani të bëhen tani me një motër!/L.K

/Zoom.al

Postime të lidhura