zoom

Të gjitha

“Running Up That Hill” kryeson listat në Britani

“Running Up That Hill” kryeson listat në Britani

Këngëtarja dhe tekstshkruesja britanike Kate Bush kryesoi listën e këngëve në Mbretërinë e Bashkuar me hitin e saj të vitit 1985 “Running Up That Hill”.

Ky hit arriti në krye 37 vjet pas publikimit. Kënga e vitit 1985 ka pushtuar listat globale pas përfshirjes së saj në serialin hit të Netflix “Stranger Things” muajin e kaluar, duke e prezantuar atë me një brez të ri fansash.

https://www.youtube.com/watch?v=Rs1GZjbNY4E

Kate Bush, e cila u bë e famshme në vitin 1978 me këngën debutuese “Wuthering Heights”, në të cilën 19-vjeçarja e atëhershme fitoi zemrën e fansave me zërin e saj unik dhe lëvizjet ekspresive të kërcimit, bëri një koment të rrallë publik për popullaritetin e kësaj kënge. Ajo u shpreh se ndihej mjaft krenare që ky hit i saj tanimë ishte përzgjedhur si kolonë zanore  në dramën fantastiko-shkencore të krijuar nga vëllezërit Matt dhe Ross Duffer.

“Është shumë prekëse që kënga është pritur kaq ngrohtësisht,” tha Bush në një deklaratë në fillim të këtij muaji. Running Up That Hill ka korrur sukses edhe në Spotify teksa qëndroi për javë të tëra në krye të kësaj platform muzikore në Mbretërinë e Bashkuar. Po ashtu ajo bëhet edhe kënga më e shkarkuar me më shumë se 6 milionë shkarkime në ditë./L.K

/Zoom.al