zoom

Të gjitha

Rrëzohet balona kineze që fluturoi mbi SHBA, dyshohej si spiune! Biden: Do kujdesemi ne për të

Rrëzohet balona kineze që fluturoi mbi SHBA, dyshohej si spiune! Biden: Do kujdesemi ne për të

Ushtria amerikane ka rrëzuar balonën e dyshuar si pjesë të spiunazhit kinez mbi Oqeanin Atlantik.

Balona u pa për herë të parë në qiellin mbi Montana, në fillim të kësaj jave dhe udhëtoi në mes të vendit duke ndjekur ndryshimet e motit, përpara se të dilte nga Shtetet e Bashkuara kontinentale, të shtunën.

Para se balona të rrëzohej, Administrata Federale e Aviacionit mbylli aeroportet në Wilmington, Karolina e Veriut; Charleston, Karolina e Jugut; dhe Myrtle Beach, Karolina e Jugut. AFA gjithashtu kufizoi hapësirën ajrore pranë Myrtle Beach “për të mbështetur Departamentin e Mbrojtjes në një përpjekje për sigurinë kombëtare”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

“Të mërkurën, kur u informova për balonën, urdhërova Pentagonin që ta rrëzonte atë – të mërkurën – sa më shpejt që të ishte e mundur”, u tha presidenti gazetarëve në Hagerstown, Maryland.

“Ata vendosën, pa i bërë dëm askujt në tokë, ata vendosën se koha më e mirë për ta bërë këtë ishte kur pajisja të dilte mbi ujë … brenda një kufiri prej 19 kilometrash. Ata e rrëzuan me sukses dhe unë dua t’i komplimentoj aviatorët tanë që e bënë atë”, shtoi presidenti, raporton CNN.

I pyetur nëse ky ishte një rekomandim nga ekipi i tij i sigurisë kombëtare, Biden përsëriti: “Iu thashë ta rrëzonin. Ata më thanë: Le të presim vendin më të sigurt për ta bërë atë.”