Aplikacion
Një avion i vogël sportiv u rrëzua sot në Liqenin e Mavrovës, pranë digës Kanali i Beliçit, duke lënduar dy shtetas shqiptarë nga Kosova. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:35 dhe u raportua menjëherë nga autoritetet lokale.
Sipas Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, shtetasit kosovarë Xh.P. 41 vjeç dhe D.M. 64 vjeç, i cili drejtonte avionin, janë dërguar menjëherë në Spitalin e Gostivarit për trajtim mjekësor. Autoritetet konfirmuan se të dy janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe se dolën vetë nga avioni pas rrëzimit.
Drejtori i Sektorit për Punë të Brendshme deklaroi se D.M. raportoi një problem me motorin e avionit, i cili shkaktoi nevojën për një ulje emergjente në liqen. Pas marrjes së informacionit për rrëzimin, menjëherë u mobilizuan ndihma e shpejtë, qendra rajonale e menaxhimit të krizave dhe policia e Tetovës.
Sipas mediave lokale, avioni i markës Piper ka kapacitet deri në katër persona dhe ka pasur edhe më parë aktivitet në hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut, përfshirë pjesëmarrjen në një shfaqje ajrore në Shkup më 2023./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit