Aplikacion
Një avion ushtarak rus An-22 është rrëzuar këtë të martë në rajonin e Ivanovos, në verilindje të Moskës. Të gjithë anëtarët e ekuipazhit kanë humbur jetën, por numri i saktë i tyre ende nuk është bërë i ditur.
Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, avioni po kryente një fluturim provë pas riparimeve, kur u rrëzua në një zonë të pabanuar. Një burim nga shërbimet e shpëtimit bëri me dije se në bord mund të kenë qenë shtatë persona.
Autoritetet nuk kanë dhënë informacione nëse rrëzimi mund të ketë lidhje me konfliktin në Ukrainë. Hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes po vazhdojnë./ Zoom.al



