zoom

Bota

Tragjedi në Rusi! Rrëzohet aeroplani me 50 persona në bord, asnjë i mbijetuar

Tragjedi në Rusi! Rrëzohet aeroplani me 50 persona në bord, asnjë i mbijetuar

Një aeroplan ku udhëtonin rreth 50 persona u rrëzua në lindjen e largët të Rusisë të enjten.

Nga rrëzimi i Antonov An-24 raportohet se nuk ka asnjë të mbijetuar. Trupi i avionit që u përfshi nga flakët, i cili ishte nga epoka sovjetike, u vu re në tokë nga një helikopter dhe ekipet e shpëtimit u dërguan në vendngjarje.

Aeroplani, numri i bishtit të të cilit tregonte se ishte ndërtuar në vitin 1976, operohej nga një linjë ajrore me seli në Siberi të quajtur Angara.

Aeroplani po udhëtonte nga qyteti i Blagoveshchensk për në Tynda dhe u zhduk nga radari ndërsa i afrohej Tynda-s, një qytet i largët në rajonin Amur në kufi me Kinën.

Sipas të dhënave paraprake, në bord kishte 43 pasagjerë, përfshirë pesë fëmijë, dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit, tha Vasily Orlov, guvernatori rajonal.

Mbeturinat e aeroplanit u gjetën në një kodër rreth 15 km nga Tynda, citoi agjencia e lajmeve Interfax zyrtarët e shërbimit të emergjencës.

Postime të lidhura