zoom

Bota

Tragjedi ajrore në Kroaci, rrëzohet aeroplani, 4 të vdekur

Tragjedi ajrore në Kroaci, rrëzohet aeroplani, 4 të vdekur

Një aksident tragjik ajror ka ndodhur këtë të enjte në Kroaci, ku një aeroplan i vogël është rrëzuar pranë qytetit bregdetar të Medulinit, në rajonin e Istrias. Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë humbur jetën.

Lajmi është konfirmuar nga autoritetet kroate, të cilat deklaruan se viktimat janë gjetur në vendin e ngjarjes, ndërsa identiteti i tyre ende nuk është bërë publik.

Sipas mediave lokale, aeroplani ishte nisur nga Gjermania dhe po fluturonte drejt Kroacisë kur humbi kontaktet dhe më pas u rrëzua në zonën pranë Medulinit.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje mbërritën ekipet e emergjencës, policia dhe forcat e kërkim-shpëtimit, të cilat vijojnë operacionin në terren.

Raportimet paraprake bëjnë me dije se autoritetet janë në kërkim edhe të dy personave të tjerë, pasi dyshohet se në aeroplan mund të kenë qenë më shumë pasagjerë nga sa është konfirmuar deri tani.

Shkaqet e rrëzimit të avionit nuk dihen ende, ndërsa hetuesit pritet të analizojnë kushtet teknike të mjetit fluturues, si edhe rrethanat e fluturimit për të zbardhur dinamikën e aksidentit./ Zoom.al

Postime të lidhura