Aplikacion
Një avion i vogël me një motor është rrëzuar gjatë një uljeje emergjente në rrugë, në qytetin Mannheim të Gjermanisë. Ngjarja ndodhi në një zonë urbane, ku mjeti ajror përfundoi në mes të rrugës, pasi kaloi mes dy automjeteve të parkuara.
Sipas gazetës gjermane “Mannheimer Morgen”, avioni pësoi dëme të mëdha materiale.
Në bord ndodheshin tre persona: piloti 23-vjeçar dhe dy pasagjerë, një burrë 37 vjeç dhe një grua 23 vjeçe. Piloti mbeti i plagosur rëndë, ndërsa dy pasagjerët pësuan lëndime të lehta.
Të tre personat arritën të dalin vetë nga avioni dhe u transportuan në spital për trajtim mjekësor.
Avioni është shkatërruar pothuajse plotësisht, ndërsa në vendngjarje mbërritën menjëherë zjarrfikësit, policia dhe ekipet e emergjencës për të siguruar zonën.
Policia gjermane njoftoi se një defekt në motor po hetohet si shkaku i mundshëm i uljes së detyruar. Dëmi material i avionit vlerësohet rreth 400 mijë euro, ndërsa mjeti ajror është larguar nga rruga./ Zoom.al