Aplikacion
Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, ka udhëtuar drejt Italisë, aty ku do të mbahet festivali “Eurovision 2022”. Ajo ka nisur përgatitjet dhe do të hapë gjysmëfinalen e parë me këngën e saj “Sekret”.

E si pasojë është edhe e para që ka nisur provat në Torino. Organizatorët e festivalit kanë ndarë imazhet e para nga performanca e saj.
Ronela duket e mahnitshme me bikini të zeza dhe me pjesë tyli te këmbët. Ndërsa veshjen e ka kombinuar me një palë çizme të zeza, Hajati shfaqet me flokë rozë.

Ndërsa atë e shoqërojnë katër kërcimtarë meshkujt gjysmë të zhveshur dhe balerina e njohur, Klaudia Pepa. Ronela ka premtuar se do të dhurojë një performancë që do të mbahet mend gjatë./L.K
/Zoom.al