zoom

Të gjitha

Ronaldo mund të rikthehet në Itali, por jo te Juventus

Cristiano Ronaldo nuk është shumë i lumtur në Manchester dhe e ardhmja e tij ende nuk është e sigurt në Old Trafford.

Ndërsa Bayern Munich ka mohuar interesimin e tyre për sulmuesin, duket sikur Jose Mourinho po shtyn për një ribashkim me bashkëkombasin e tij, pasi ai i kërkon Romës të bëjë një sulm ambicioz.

Ish-mbrojtësi i Romës, Fabio Petruzzi, i tha gazetës italiane Retesport për interesimin e ish-klubit të tij për Ronaldon.

Sulmuesi veteran ka një vit të mbetur në kontratën e tij me Manchester United, por paraqitjet e dobëta të skuadrës sezonin e kaluar së bashku me një fillim të ngadaltë në merkato e kanë bërë superyllin të zemëruar.

Ai ende thuhet se është pjesë e planeve të Erik ten Hag dhe vetë Ronaldo është i kënaqur me emërimin e ish-shefit të Ajaxit, por ai kërkon një ekip konkurrues dhe Roma kërkon të përfitoj. /zoom.al/