zoom

Të gjitha

Romeo Beckham dhe Mia Regan ndahen nga njëri-tjetri pas 3 vitesh lidhje!

Romeo Beckham dhe Mia Regan ndahen nga njëri-tjetri pas 3 vitesh lidhje!

Romeo Beckham dhe Mia Regan i kanë dhënë fund lidhjes! Ky lajm u konfirmua nga Daily Mail.

Një burim i tha Daily Mail se dyshja u ndanë për shkak të largësisë. Kujtojmë që Romeo është futbollist ndërsa nga ana tjeyër, Mia është modele.

Lidhja e tyre në distancë nuk funksionoi.

Burimi tha se familja e Romeos e do shumë Mian.

“Ata janë të dy të rinj, të bukur dhe mbeten shumë të dashur për njëri-tjetrin, dhe familja e do Mian”, theksoi burimi.

Romeo dhe Mia ishin bashkë prej 3 vitesh! Mia publikoi disa foto në maj, ku i uronte Romeos 3 vjetorin e lidhjes.

Burimi shtoi: “Ai është i fokusuar në karrierën e tij dhe jeton në Miami dhe ajo është në Britani të Madhe, duke punuar në karrierën e saj si modele dhe influencuese.

‘Ata mbeten miq. Dyshja ende mbështesin njëri-tjetrin në karrierat e tyre përkatëse dhe ajo së fundmi komentoi pasi ai shënoi për klubin e tij”.

Ndarja vjen vetëm disa javë pasi u tha se Romeo dhe Mia nuk nxitonin t’i thoshin ‘po’ njëri tjetrit, pasi thuhet se diskutuan të ardhmen e tyre së bashku pas martesës së vëllait të tij Brooklyn me Nicola Peltz.

Një burim i tha MailOnline: “Edhe pse qartazi shumë të dashuruar – Romeo dhe Mia janë të rinj dhe të fokusuar në karrierat e tyre”.