zoom

Slider

Rivali i kinez i Teslas marrëveshje 1 miliard dollarë për hapjen e fabrikës së prodhimit në Turqi

Prodhuesi më i madh kinez i makinave elektrike BYD ka nënshkruar një marrëveshje prej 1 miliard dollarësh për të ngritur një fabrikë prodhimi në Turqi, pasi kompania vazhdon të zgjerohet jashtë vendit të saj.

Fabrika e re do të jetë në gjendje të prodhojë deri në 150.000 automjete në vit, sipas agjencisë shtetërore turke të lajmeve Anadolu.

Fabrika pritet të hapë rreth 5.000 vende pune dhe të fillojë prodhimin deri në fund të vitit 2026.

Marrëveshja u nënshkrua në Stamboll ku morën pjesë presidenti Rexhep Tajip Erdogan dhe shefi ekzekutiv i BYD, Wang Chuanfu.

Njoftimi vjen pasi prodhuesit kinezë të EV përballen me presion në rritje në Bashkimin Evropian dhe SHBA.

Javën e kaluar, BE ndërmori veprime për të mbrojtur industrinë motorike të bllokut duke rritur tarifat për automjetet elektrike kineze.

Vendimi bëri që BYD të goditet me një tarifë shtesë prej 17.4% për automjetet që ajo dërgon nga Kina në BE, e cila ishte mbi një tarifë importi prej 10%.

Turqia është pjesë e Bashkimit Doganor të BE-së, që do të thotë se automjetet e prodhuara në vend dhe të eksportuara në bllok mund të shmangin tarifën shtesë.

Qeveria turke ka marrë gjithashtu masa për të mbështetur prodhuesit e makinave në vend duke vendosur një tarifë shtesë prej 40% për importet e automjeteve kineze.