zoom

Të gjitha

Rita Ora merr vëmendjen në Madrid , joshëse dhe shumë provokuese në eventin e njohur

Rita Ora merr vëmendjen në Madrid , joshëse dhe shumë provokuese në eventin e njohur

Rita Ora u sigurua që të gjithë sytë do të ishin tek ajo, teksa u vesh me një fustan ngjyrë rozë për të performuar në një event të “Cartier” në Madrid.

Këngëtarja 31-vjeçe duke e mahnitshme në elegancën e saj dhe dukjen plot shije që nxirrte në pah linjat e saj atraktive. Artisja nxori në pah dekoltenë e saj me një prerje më të ngushtë te beli dhe i gjatë deri te kyçi i këmbëve. Një e çarë lart në kofshë ajo ekspozoi këmbët e saj të tonifikuara, duke përshtatur pamjen me taka me platformë të zeza.

Më herët gjatë ditës, Rita kishte shkëlqyer në një tjetër paraqitje të kuruar teksa doli me një fustan të gjelbër të shoqëruar me një bluzë të tejdukshme.

Shqiptarja po shijon qëndrimin në Milano ku nuk i është bashkuar i fejuari i saj i përfolur Taika Waititi. Raportet dolën në fillim të javës së kaluar se këngëtarja britanike dhe Taika ishin fejuar dhe po planifikonin një ceremoni të afërt jashtë vendit përpara se të festonin me kolegët e tyre në një festë të madhe në Londër më vonë këtë vit. /L.K

/Zoom.al