zoom

Sport

Rinis Kategoria e Parë, triumfe komode të pretendenteve. Apolonia fiton derbin e Myzeqesë!

Rinis Kategoria e Parë, triumfe komode të pretendenteve. Apolonia fiton derbin e Myzeqesë!

Kanë përfunduar të katërta sfidat e vlefshme për javën e 12-të në Kategorinë e Parë.

Bylisi ka fituar me përmbysje ndaj Burrelit në transfertë edhe pse me 10 lojtarë pasi Rucci u ndëshkua me karton të kuq. Apolonia ka mposhtur Lushnjën me rezultatin 4-1.

Korabi i mori 3 pikët Tomorit ndërsa Flamurtari triumfoi ndaj Luzit me rezultatin e pastër 2-1.

REZULTATET

APOLONIA 4-1 LUSHNJA 

58′ Asllanaj, 63′ Trifoni, 73′ Omeri, 79′ Maksuti /49′ Tabaku

BURRELI 1-2 BYLIS 

4′ Dedgjonaj/ 13′ Peralta, 21′ Emini

FLAMURTARI 2-1 LUZI 

11′ Imami, 66′ Zogaj/ 82′ Itodo

KORABI 4-0 TOMORI

30′, 38′ Marku, 56′ Shehu, 90’+2′ Geci