Aplikacion
Këngëtarja e njohur, Rina Balaj ka zbuluar përmes një postimi në “Instastory” se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo ka postuar një foto ku duket e shtrirë, teksa po merr serum.

“Reen’ ish”, ka shkruar këngëtarja, pa dashur të zbulojë më shumë detaje rreth gjendjes së saj.
Ndërkohë kujtojmë se pak kohë më parë reperja konfirmoi ndarjen e saj nga Sin Boy, pas një lidhjeje disavjeçare. Artistja foli në një intervistë në lidhje me arsyet e ndarjes.
Rina ishte e ftuar në rubrikën “50 pyetje” në “Prive”, ku mes të tjerash ajo zbuloi se dy nga arsyet e ndarjes nga reperi kanë qenë fakti se lidhja ishte bërë toksike dhe distanca.