Aplikacion
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për heqjen e pezullimit të zv/kryeministres Belinda Balluku.
Sipas Berishës, ky vendim përbën një shkelje të interesit publik dhe u diktua nga presioni i kryeministrit Edi Rama.
Në një postim në rrjetet sociale, Berisha deklaroi se anulimi i pezullimit i jep kohë Ballukut për të manipuluar dokumente dhe për të kryer veprime që ai i cilëson si “vjedhje kolosale”.
Ai e përshkroi vendimin si një “licencë për të vepruar pa pengesa” dhe akuzoi Ramën se ka ushtruar presione të jashtëzakonshme mbi Gjykatën Kushtetuese për të marrë një vendim në favor të qeverisë dhe interesave të tij personale.
Berisha shtoi se Gjykata Kushtetuese nuk mund të hiqte masën e pezullimit pa shqyrtuar fillimisht rastin në shkallët e tjera të sistemit gjyqësor, duke vënë në dukje se vendimi i fundit është i papranueshëm dhe tejkalon kompetencat ligjore.
“Në një akt që shkelmon interesin personal të cdo qytetari shqiptar, Rama imponoi GJK të firmosë licencën e vjedhjes
Ai vendim i GJK i shkruar në zyrën e Edi Ramës pas presioneve të jashtëzakonshme dhe paritjes me shumat më marramendëse, në kuptimin më të vërtetë të fjalës është një licencë për Edi Ramën, familjen e tij, ministrat e tij që të vjedhin sa më shumë shqiptarët.
Vendimi i shkruar në zyrat e Edi Ramës, tejkalon të gjithë sistemin gjyqësor shqiptar, që ka tagrin të shqyrtojë masat e sigurisë.
Duke anuluar pezullimin e Lubi Ballukut, duke i thënë edhe një muaj e gjysmë kohë asaj që të falsifikoi të manipulojë cdo dokument të vjedhjeve të saj kolosale me Edi Ramën dhe të tjerë, de facto Gjykata Kushtetuese i dha licencën që të vjedhë pa siklet dhe sa të dojë.
GJK nuk mund të hiqte masën e pezullimin pa u shqyrtuar në shkallët e sistemit gjyqësor”, tha Berisha./ Zoom.al