zoom

Të gjitha

Big Mama vjen me “ Merri”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Big Mama, ka sjellë projektin e ri muzikor me titull “Merri”. Në këtë klip ajo duket mjaft joshëse dhe ku vihet në pah edhe fiziku i saj.

Teksti dhe muzika ndërkohë është realizuar nga artisti i njohur nga Shqipëria, Irkenc Hyka. Ky i fundit është përkujdesur edhe për  videon e bërë nga Senad Hallaqi.

Rikthimi i artistes nga Maqedonia vjen pas një kohe të gjatë, një pauzë prej dy vitesh. Ripërpunimi i këngës “Akoma të du” të Bertan Asllanit mbetet prurja e fundit që solli Big Mama.

 

Ajo u përfol shumë për pjesëmarrjen në spektaklin Big Brother VIP. /L.K

/Zoom.al