Aplikacion
Khloe Kardashian dhe ish-i dashuri i saj Tristan Thompson janë shfaqur së bashku në Calabasas . Mesa duket , dyshja kanë vendos të kalojnë pak kohë si familje , teksa kanë drekuar së bashku me vajzën e tyre , True . Ish-çifti shihen teksa i dhurojnë njëri-tjetrit një përqafim të “ftohtë” ndërsa vendosin vajzën e tyre në makinë.

Ylli i “The Kardashians” shfaqet e veshur me një fustan me rripa në ngjyrë të zezë mbas trupit , që i nxjerr në pah format e saj të tonifikuara.

Me flokët bjonde të lëshuara, 37-vjecarja e kompletoi lukun e saj me bizhu , një cantë shpine të zezë , një palë syze dielli dhe atlete te bardha. Ndërsa , Tristan u shfaq i veshur me një këmishë dhe pantallona të bardhë të cilat i kishte kombinuar me atlete Nike. Kujtojmë se , dyshja u nda vitin e kaluar, pasi u raportua se lojtari i NBA-së kishte një fëmijë tjetër me trajneren Maralee Nichols./L.K
/Zoom.al