Aplikacion
Këngëtarja Rezarta Shkurta dhe bashkëshorti i saj, Ermal Hoxha, kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre një vit më parë. Pas 17 vitesh bashkë, ata i thanë “PO!” përgjithmonë njëri-tjetrit në një jaht luksoz në një nga bregdetet shqiptare.
Sot çifti festojnë përvjetorin e parë si të martuar, megjithatë ata kanë më shumë 17 vite së bashku. Këngëtarja dhe biznesmenja e njohur, e cila është mjaft aktive në rrjetet sociale, ka bërë një postim në llogarinë e saj në Instagram për përvjetorin e martesës.
Rezarta Shkurta shkruan: “Sa krenare jam për ty e për dashurinë tonë… Një anije e pamposhtur nga çdo dallgë e ajsberg që na solli jeta! Jam këtu sot, si ditën e parë, e dorëzuar te krahët e tu duke të të dashur edhe më fort se dje… Gëzuar përvjetorin drita e syve të mi”
Çifti janë shumë të dashuruar dhe këtë e tregojnë me anë të postimeve të shumta dedikuar njëri-tjetrit në rrjetet sociale. Ata i kanë rezistuar çdo lloj vështirësie dhe duket se janë më të lumtur se kurrë në krah të njëri-tjetrit.

Pas daljes nga burgu, Ermali i propozoi Rezartës për martesë në Dubai në janar të vitit 2019.
Sigurisht që ajo e pranoi propozimin ndërsa publikoi një foto të momentit me shkrimin: “Unë thash po…? Për të dytën herë edhe pas 15 vitesh bashkë…Në të mirë e në të keqe, gjithmonë pranë teje… Të Dua.”