Aplikacion
Ilir Shaqiri padyshim është emri më i përmendur i momentit. Ditën e sotme Iliri ka postuar një shprehje në ‘Instastory” të krijuar nga ndjekësit e tij me foton e balerinit, postim i cili ka ngritur disa dyshime. Pas disa miqësish të prishura me ish-banorët e BBV , nuk e dimë nëse Iliri ia ka dedikuar dikujt apo jo këto fjalë :
Respektoj ata që të urrejnë, ata janë të vetmit që në fakt mendojnë se ti je më i mirë se ata.

Në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio koreografi i njohur dhe njëkohësisht ish-banori i edicionit të parë të “Big Brother Vip”, Tan Brama, i cili është pyetur për raporin e tij me Ilir Shaqirin. Ai është shprehur se nuk janë takuar dhe se Iliri e kontaktonte vetëm për interes pune.
Më datë 28 maj, Ilir Shaqiri dhe bashkëshortja e tij Emanuela Morini kurorëzuan dashurinë e tyre me një ceremoni martesore buzë detit në qytetin e Durrësit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndodhej aty për të celebruar dyshen Ilir dhe Emanuela./L.K
/Zoom.al