Aplikacion
Serie A pritet të perfitojë rreth 58 milionë euro në sezon nga të drejtat televizive të Kupës së Italisë dhe kampionatit.
Kjo është nje rritje me rreth 20% krahasuar me vitin e kaluar dhe shumë më e lartë se vitet e mëparshme.
Për krahasim, në periudhën 2018–2021 të ardhurat ishin rreth 35 milionë euro në sezon, ndërsa në vitet 2015–2018 ishin vetëm 22 milionë.
Shpërblimet për ekipet ndahen sipas fazave të turneut dhe varen nga fondi total, i cili përcaktohet kryesisht nga shitja e të drejtave televizive jashtë Italisë. Në shumë vende transmetohen vetëm ndeshjet finale, prandaj shuma përfundimtare e shpërblimeve do të dihet vetëm në fund të sezonit.
Sipas parashikimeve për sezonin 2025/26, ekipet do të përfitojnë: 400 mijë euro për 1/8-at, 800 mijë euro për çerekfinalet, 1.5 milionë euro për gjysmëfinalet, 1.9 milionë euro për finalistin dhe 4.4 milionë euro për fituesin.
Kjo do të thotë se Interi dhe një mes Lazios apo Atalantës, duke arritur në finale, sigurojnë të paktën 4.6 milionë euro në total. Ndërsa skuadra që fiton trofeun mund të arrijë deri në 7.1 milionë euro.
Ndërkohë, rikthimi i fortë i Interit e afron skuadrën me një objektiv të madh: fitimin e titullit kampion dhe Kupës së Italisë në të njëjtin sezon. Nëse ia del, do të ishte Kupa e 10-të në historinë e klubit.
Tashmë mbetet vetëm të përcaktohet finalisti tjetër, me të cilin zikaltërit do të përballen në finalen e 13 majit, në stadiumin “Olimpico”.