zoom

Politikë

Reagon minatori: Nuk jam deputet, Nisma Thurje më keqpërdori foton

Nisma Thurje del blof me kandidatin për qarkun e Dibrës i cili u prezantua në faqen e kësaj partie se do përfaqësonte shtresën e minatorëve.

Ka qenë vetë Selim Lela i cili nëpërmjet një postimi në Facebook thotë se vetëm mbrëmë mori vesh se do ishte kandidat ndërkohë që shton se Nisma Thurje ka keqpërdorur një foto të bërë nga ata gjatë një takimi për statusin e minatorit.

Mbrëmë kam marrë vesh që qenkam kandidat për deputet nga Nisma Thurje. U habita shumë, se Nismën Thurje e kam takuar për çështjen e statusit të minatorit. Ata më kanë bërë një fotografi për këtë gjë, por kanë keqpërdorur besimin tim“-shkruan Lela.

Ai thotë më tej se nuk është kandidat dhe i vetmi kandidat nga minatorët është Elton Debreshi.

“Unë nuk jam kandidat për deputet. Kandidati i pavarur i minatorëve është Elton Debreshi, të cilim e mbështesim dhe do të fitojë“-për fundon ai duke kërkuar më pas falje për keqkuptimin /Hashtag.al