zoom

Të gjitha

( VIDEO) “Do ta vras atë…”/ Komediani godet në skenë një fans tranvestit

( VIDEO) “Do ta vras atë…”/ Komediani godet në skenë një fans tranvestit

Komediani i njohur, Dave Chappelle, është sulmuar në skenën e Hollywood Bowl nga një fans. Imazhet e publikuara në rrjet nga ngjarja e mbrëmjes të së martës të “Netflix Is A Joke”, tregojnë një burrë që ngjitet në skenë duke goditur Dave dhe më pas tenton që t’i shmanget sigurisë.

“Ishte një burrë trans”, tha komediani i njohur me shaka duke iu referuar polemikave për disa batuta nga ana e tij që janë interpretuar si transfobike.

Chappelle gjithashtu shpi teksa mori mikrofonin pas sulmit: “Do ta vras atë n…”. Raportet kontradiktore tregojnë se i dyshuari mund të ketë qenë i armatosur me një armë dhe thikë, por kjo nuk është konfirmuar ende nga policia e Los Angelesit.

Sulmi ndaj Chappelle mund të ringjallë shqetësimet për anëtarët e audiencës që nxitojnë në skenë dhe sulmojnë humoristët. Incidenti i parë ishte ai i aktorit Will Smith që goditi Chris Rock në Oscar muajin e kaluar./L.K

/Zoom.al

Postime të lidhura