zoom

Lajme

Rama u beri presion amerikaneve me kinezet, regon gazetarja: Piktori paska zbuluar hartën e Shqipërisë

Rama u beri presion amerikaneve me kinezet, regon gazetarja: Piktori paska zbuluar hartën e Shqipërisë

U komentua gjerësisht si presion ndaj SHBA fjala e kryeministrit Edi Rama në promovimin e projektit eolik në Tropojë, që iu dha një kompanie amerikane. Ai tha se Shqipëria është një pikë strategjike që shihet si “mjalti i Europës nga kinezët”, duke dhënë idenë se pavarësisht vlerësimit që ka Pekini dhe joshjeve që mund të bëjë Kina nëpërmjet investimeve të mëdha, “me sforco” ai ka zgjedhur amerikanët. 

Qëndrimi vjen në kuadrin e një tjetër deklarate të Ramës në darkën me ambasadorët e huaj, ku sipas ish -zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, në tryezë ai kishte ulur arabët e Gjirit Persik dhe jo të ngarkurën me punë të SHBA dhe BE dhe shëndetin e parë e kishte ngritur për ata, duke thënë se “këta miq investojnë dhe nuk kërkojnë asgjë në këmbim.

LEXO EDHE: https://zoom.al/larg-tavolines-se-festes-me-trupin-diplomatik-cfare-po-e-ndan-ramen-nga-ambasadoret-e-shba-dhe-be/

Duke analizuar këto qëndrime, gazetarja Sonila Meço, se Edi Rama po e përdor retorikën e “pikës strategjike” të Shqipërisë si mjet presioni ndaj aleatëve perëndimorë, duke flirtuar politikisht me Kinën. 

Ajo thekson se pikat strategjike nuk reklamohen për propagandë personale, por mbrohen me seriozitet shtetëror dhe respekt ndaj aleatëve që kanë garantuar ekzistencën e shtetit shqiptar. Meço sjell në vëmendje faktin se Shqipëria ka qenë nyje kalimi prej mijëra vitesh, që nga Rruga Egnatia, por kjo nuk e ka bërë kurrë qendër vendimmarrjeje sovrane. 

Kur një kryeministër sillet si “broker” i gjeografisë, vendi rrezikon të shihet jo si faktor strategjik, por si territor i negociueshëm. Meço paralajmëron se krekosja gjeopolitike pa shtet dhe pa vizion e kthen vendin nga “pikë” në presje në hartën e të tjerëve.

Shkrimi i plotë i gazetares 

Thuajani kryeministrit o këshilltarë që ende keni paturpësinë të punoni për të (nuk ka më punë shteti në shtetin privat të Ramës) se pikat strategjike të vendit nuk reklamohen, por mbrohen.

Thuajani edhe se aleatët (më shumë se aleatë, sponsorët e ekzistencës së këtij shteti më shumë se një herë)  nuk testohen, por respektohen.

Nuk mund të sillesh ai broker i vendndodhjes së Shqipërisë para se të jesh garant i interesit kombëtar, sepse s’konsiderohesh më faktor strategjik, por territor i negociueshëm. 

Ëndrra personale mund të jetë agjenti imobilar, por nuk është jona. S’ka qenë, kurrë! 

Dhe e di ç’na mëson historia, ajo që po nuk e nxure mirë, të proftaset edhe më tragjike në derë? Kush e shet veten si “pikë”, rrezikon të përfundojë si presje në hartën e të tjerëve.

“Pikë strategjike” kemi qenë që me Rrugën Egnatia, jo që kur një kryeministër piktor zbuloi hartën.

Romakët e Bizanti rrëfejnë mirë se sa dhe si e shfrytëzuan, se si perandoritë e kaluan pa na pyetur.

Por të jesh nyje kalimi nuk do të thotë të jesh qendër vendim-marrjeje.

Rruga të jep rëndësi, jo sovranitet.

Sot, në 2026-ën, kur “pika strategjike” përdoret si kartë presioni ndaj aleatëve, kryeministri vijon si primitiv të na shestojë në një fat gjeografik që nuk kemi ditur kurrë ta kthejmë në shtet.

Nga Egnatia deri te Kina, ndryshojnë vërtetë perandoritë, por rreziku mbetet i njëjtë, të jesh territor i lakmuar, por jo aktor i respektuar.

Strategjia e një burri shteti dallohet nga ajo e një matrapazi imobiliar edhe nga mendësia se krekosja nuk matet me kë na “vë syrin”, por me kë na merr seriozisht. 

E këte kusur s’mund ta kthejnë sërish fëmijët tanë, sepse ëndrra e vogël e një kryeministri është të jetë Robert Çamçakëzi i salloneve mondane.

Postime të lidhura