zoom

Aktualitet

Rama telefonon Presidentin e Emirateve: Shqipëria në krah të Abu Dhabit

Rama telefonon Presidentin e Emirateve: Shqipëria në krah të Abu Dhabit

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, në lidhje me situatën e përshkallëzuar të sigurisë në Lindjen e Mesme.

Gjatë bisedës, kreu i qeverisë shqiptare ka shprehur qëndrimin zyrtar të Tiranës, duke dënuar sulmet e fundit ndaj Emiratet e Bashkuara Arabe dhe duke i cilësuar ato si shkelje të parimeve të së drejtës ndërkombëtare. Ai theksoi se Shqipëria mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Emirateve, si dhe përpjekjet për garantimin e sigurisë në rajon.

Sipas njoftimeve, dy liderët diskutuan mbi rrezikun e zgjerimit të konfliktit dhe pasojat që mund të ketë një përshkallëzim i mëtejshëm ushtarak. Ata ndanë qëndrimin se tensionet duhet të ndalen përmes rrugëve diplomatike, në mënyrë që të shmanget destabilizimi i mëtejshëm i Lindjes së Mesme dhe ndikimi i tij në sigurinë globale.

Presidenti Mohamed bin Zayed Al Nahyan shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe solidaritetin e Shqipërisë në këtë moment të ndjeshëm, duke vlerësuar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve./ Zoom.al

Postime të lidhura