Aplikacion
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një polemikë të fortë me gjyqtarët lidhur me debatin për rritjen e pagave, duke kritikuar ashpër Shoqatën e Gjyqtarëve për ankimimin në Gjykatën Kushtetuese.
Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se kërkesa për rritje pagash përfshin edhe gjyqtarë e prokurorë të larguar nga sistemi nga procesi i vettingut për pasuri të pajustifikuara, duke theksuar se kjo përbën një kërkesë të padrejtë ndaj taksapaguesve shqiptarë.
Ai deklaroi se shumica qeverisëse ka realizuar një reformë historike në drejtësi, duke i dhënë sistemit pavarësinë e munguar prej vitesh, ndërsa kërkoi që kjo pavarësi të ushtrohet me përgjegjësi dhe dinjitet.
“Ju keni shkuar në GJK për tju rritur pagën atyre që i hoqi Vettingu sepse nuk ishin të denjë për sistemin e ri të drejtësisë. Ju keni shkuar në GJK për ti kërkuar taksapaguesve shqiptarë, që të paguajnë paga më të larta se të tjerëve për gjykatës dhe prokurorë që vettingu i hoqi sepse kishin pasuri të pajustifikuara.
Ju keni vajtur në GJK për tu thënë taksapaguesve shqiptarë se edhe ata që ishin korruptuesit dhe gjakpirësit e sistemit të drejtësisë meritonin rritje pagash njësoj si ata që e kaluan vettingun.
Si mund ta fusni këtë në radhën e pretendimeve që keni nga kjo qeveri e poshtër që ka bërë një reformë historike dhe që ka bërë atë që kolegët tuaj nga 2012 derisa u bë kjo reformë e kanë ëndërruar por nuk e kanë prekur dot. I ka dhënë pavarësinë, që ju sot duhet të bëni cdo gjë që ta ushtroni me dinjitet, ta ktheni në të mirë rtë madhe të popullit shqiptar”, tha Rama.