Aplikacion
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka vendosur të pranojë pjesërisht kërkesën e paraqitur nga Unioni i Gjyqtarëve lidhur me ndryshimet ligjore për pagat e magjistratëve, duke hapur rrugën për rishikimin e skemës aktuale të përllogaritjes.
Në vendimin e saj, Kushtetuesja vlerëson se disa nga pretendimet e gjyqtarëve janë të bazuara dhe ngarkon Kuvendin e Shqipërisë me detyrimin për të bërë ndërhyrjet e nevojshme në ligj, në mënyrë që të reflektohen konstatimet e Gjykatës.
Kjo do të thotë se formula aktuale e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të rishikohet, pa u përcaktuar ende një nivel konkret i ri.
Gjyqtarët kanë kërkuar shfuqizimin e ndryshimeve ligjore që u bënë për pagën e tyre në vitin 2023 nga qeveria, e cila zbatoi kështu vendimin e një viti më herët të Kushtetutës dhe përcaktoi se rroga e gjyqtarëve do të ishte sa 36% e pagës së Presidentit./ Zoom.al