Aplikacion
Gjykata Kushtetuese nuk arriti as sot të marrë një vendim për çështjen që lidhet me pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Trupa gjykuese u mblodh për të shqyrtuar konfliktin e kompetencave mes Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme nga ana tjetër, por vendimmarrja u shty sërish.
Kryeministri Edi Rama ka kundërshtuar në Kushtetuese masën e vendosur nga GJKKO, duke kërkuar që pezullimi i Ballukut të shpallet antikushtetues. Ndërkohë, më herët, Kushtetuesja e kishte rikthyer atë në detyrë, duke e bërë situatën ligjore edhe më të ndërlikuar.
Sipas raportimeve nga seanca, gjyqtarët janë mbledhur disa herë gjatë ditës për çështje të ndryshme, ndërsa dosja “Balluku” ishte në rend për shqyrtim. Burime bëjnë me dije se pritet një tjetër mbledhje në dhomë këshillimi për të vendosur nëse do të shpallet sot vendimi apo do të kërkohet përsëri kohë shtesë./ Zoom.al