Aplikacion
Qeveria ka miratuar vendimin për rritjen e pagave të funksionarëve të sistemit gjyqësor dhe të Presidentit të Republikës, duke vendosur një indeksim prej 2.5%.
Pas kësaj rritjeje, paga mujore për gjyqtarët dhe prokurorët arrin në 156,825 lekë, ndërsa paga e Presidentit shkon në 435,625 lekë.
Ky vendim përfshin edhe efektet financiare, të cilat do të përballohen brenda buxhetit të miratuar për vitin 2026 për institucionet përkatëse.
Përveç gjyqtarëve dhe prokurorëve, përfitime nga ky vendim do të kenë edhe punonjësit e administratës publike, Gardës, Policisë së Burgjeve dhe personeli i sistemit shëndetësor, sipas vendimit të miratuar./ Zoom.al
