Aplikacion
Nga Besart Xhaferri
Kryeministri Edi Rama, i cili refuzon komisionet hetimore për udhëtimet e tij me charter, i kërkon llogari një gazetari që punon në sektorin privat për udhëtimet në Amerikën Latine, madje i përmend edhe Venezuelën, ndonëse s’ka pasur guxim të shkruajë dy rreshta për të përshëndetur arrestimin e Maduros.
Në ditën kur duhej të jepte llogari për mijëra familje nën ujë, nga Shkodra në Vlorë dhe për dëshmitë tronditëse të ish-vartësit të tij, Arben Ahmetaj, i cili e akuzoi edhe për tentativë vrasjeje, Edi i Surrelit tentoi të hapte një debat publik me një gazetar që, në fund të ditës, ka 33 vite që punon në sektorin privat.
E vërteta është se Edi Rama e di çfarë ka bërë dhe çfarë e pret, dhe kapet si i mbyturi pas fijes së barit, me shpresën se do t’ia hedhë edhe këtë herë./ Zoom.al
Spanja i rremben titujt Lionel Messi-t, Rodri shpallet lojtari i turneut në Kupën e Botës