zoom

Aktualitet

SKANDAL/ 100 milionë euro detyrime, Qeveria Rama merr përsipër të shlyejë borxhet e “Air Albania”

SKANDAL/ 100 milionë euro detyrime, Qeveria Rama merr përsipër të shlyejë borxhet e “Air Albania”

Qeveria shqiptare po sheh mundësinë e marrjes përsipër të borxheve të kompanisë “Air Albania” pas vështirësive financiare dhe ndërprerjes së aktivitetit të saj. Bëhet fjalë për një pjesë të konsiderueshme të borxhit, rreth 35 milionë euro, që do të duhet të paguhen me qëllim shmangien e procedurave ligjore.

Lajmi në fjalë është raportuar nga media e njohur ndërkombëtare “AeroTelegraph”, me bazë në Zvicër, ku mësohet se qeveria e kryeministrit Edi Rama do ta lehtësojë nga xhepat “Air Albania”, në borxhin e saj total prej 100 milionë eurosh për detyrime të papaguara nga kompania, përfshirë pagesat për qiratë, tarifat e aeroportit, karburantin, shërbimin e ushqimit etj.

Për të shmangur procedurat ligjore, shteti mund të marrë përsipër rreth 35 milionë euro. Këto fonde do të përdoren posaçërisht për të zgjidhur pretendimet kundër Air Albania nga partnerët e saj ndërkombëtarë,”- shkruhet në artikull.


Ditën e sotme, në një bashkëbisedim me qytetarët përmes një live stream-i në Facebook, kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se kjo zemërgjerësi e qeverisë vjen si një tentativë e kryeministrit Edi Rama për të mbuluar gjurmët e shpenzimeve të udhëtimeve të tij luksoze me charter.

Skandali i parë i këtij lloji u zbulua rreth 5 vite më parë, kur kryeministri Rama përdorte “Ismailin”, një nga avionët e kompanisë “Air Albania” si charter privat. Të dhënat i nxorrën hakerat iranianë pas një sulmi kibernetik.

Atëkohë, Zoom.al raportonte se fluturimet e Ramës i kanë kushtuar shqiptarëve 22 mln euro, me kosto 15 mijë euro për çdo fluturim. Vetë kryeministri Rama do të refuzonte komisionet hetimore lidhur me këto udhëtime, teksa kërkesat e vazhdueshme për informacion, adresuar kompanisë “Air Albania” nga Zoom.al do të mbeteshin pa përgjigje, në mospërputhje totale me ligjin.

LEXO EDHE: Charteri i Ramës si afera e Tunelit të Llogarasë/ Air Albania 50 milionë € borxhe, shteti do të blejë kompaninë që falimentoi nga charteri i Ramës!

Shtatë muaj më parë, Autoriteti i Aviacionit Civil të Shqipërisë i bllokoi aktivitetin kompanisë “Air Albania” për shkelje të kontratave. Aeroportet ndërkombëtare ndërprenë shërbimet, kompanitë kontraktore bllokuan avionët që kishin dhënë me qira dhe iu drejtuan gjykatave, ndërsa kompania catering ndërpreu furnizimin.

Në muajin nëntor 2025, kompania ortake “Turkish Airlines”, e përfaqësuar në “Air Albania” nëpërmjet filialit të saj TÜRK HAVA YOLLARI ANONİM ORTAKLIĞ, njoftoi se ka nxjerrë në shitje 49% të aksioneve.

Ndërkohë kompania tjetër ortake “MDN Investment” e Sinan Idrizit, që zotëron 41% të aksioneve, gjithashtu ka ndërprerë aktivitetin e transportit ajror në këtë kompani./ Zoom.al

Postime të lidhura