zoom

Aktualitet

Nderimi i Ramës nga Emiratet e Bashkuara Arabe “ndez” rrjetin: Iu ke premtuar ndonjë copë tokë

Nderimi i Ramës nga Emiratet e Bashkuara Arabe “ndez” rrjetin: Iu ke premtuar ndonjë copë tokë

Një postim i shpërndarë së fundmi në rrjetet sociale, ku kryeministri shfaqet duke marrë një dekoratë nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, ka nxitur një valë të fortë reagimesh nga qytetarët, kryesisht kritike, ironike dhe tallëse.

“🏵️ THELLËSISHT I PREKUR PREJ SURPRIZËS SË PAIMAGJINUESHME DHE NDERIMIT TË JASHTËZAKONSHËM NGA PRESIDENTI I EMIRATEVE TË BASHKUARA, SHEIKH MOHAMMED BIN ZAYED AL NAHYAN 🙏

AKORDIMI I MEDALJES MË TË LARTË TË VENDIT MIK, E CILA MBAN EMRIN E THEMELUESIT TË EMIRATEVE TË BASHKUARA, SHEIKUT ZAYED, ËSHTË RESPEKTI DHE VLERËSIMI MË I MADH PËR NJË KRYEMINISTËR SHQIPTAR, QË E MORA PËRULËSISHT PLOT ME KRENARI PËR SHQIPËRINË, E ME MIRËNJOHJE TË THELLË PËR MIKUN E MADH TË SHQIPTARËVE, LARTËSINË E TIJ SHEIKH MOHAMMED BIN ZAYED, SI EDHE PËR ÇDO SHQIPTAR QË MA KA BESUAR UDHËHEQJEN DHE PËRFAQËSIMIN E ATDHEUT TONË TË PËRBASHKËT 🇦🇱❤️🇦🇪”, shkruan Edi Rama.

Por, komentues të shumtë kanë vënë në pikëpyetje vlerën e këtij vlerësimi ndërkombëtar, duke e krahasuar atë me realitetin e brendshëm në Shqipëri. Shumë prej tyre shprehen se ndërsa jashtë vendit jepen medalje dhe nderime, brenda vendit qytetarët përballen me probleme të përditshme si varfëria, papunësia, emigracioni dhe mungesa e shërbimeve bazë.

“I paske premtuar diçka nga pjesët e bukura të Shqipërisë, përndryshe nuk merret medalja”, shkruan një komentues me ironi, ndërsa të tjerë e cilësojnë dekorimin si të pakuptimtë për aq kohë sa, sipas tyre, “Shqipëria mbetet e fundit në rajon për mirëqenie”.

Një pjesë e komenteve kanë përdorur edhe humorin për të shprehur pakënaqësinë, duke ironizuar kontrastin mes ceremonive luksoze jashtë vendit dhe gjendjes së qytetarëve në Shqipëri. “Të paktën në medalje jemi të dytë, në varfëri të parët”, shkruan një tjetër komentues.

Ka edhe nga ata që vënë në dyshim arsyen konkrete të nderimit, duke pyetur hapur se çfarë përfitimesh reale ka sjellë politika e jashtme për qytetarët. “Çfarë nderi i ke bërë vendit? Më mirë na e thuaj”, shkruan një qytetar tjetër./ Zoom.al

Postime të lidhura