Aplikacion
Kryeministri Edi Rama ka reaguar publikisht lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi të mos ndryshojë masën e pezullimit nga detyra për Belinda Ballukun, zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Balluku ndodhet nën hetim dhe është marrë e pandehur për çështje që lidhen me barazinë në procedurat e tenderimit.
në podcastin e tij, kreu i qeverisë e interpretoi vendimin si një goditje ndaj funksionimit normal të ekzekutivit.
Sipas Ramës, Gjykata Kushtetuese nuk tregoi vendosmërinë për të shmangur atë që ai e cilësoi si “marrje peng” të qeverisë përmes një mase që, sipas tij, nuk ka precedent në praktikat demokratike.
Ai theksoi se, sipas pretendimeve të tij, as organi i akuzës nuk e lidh Ballukun me vepra korrupsioni, ndërsa masën e pezullimit e quajti të pazakontë dhe të papërshtatshme për standardet e një shteti demokratik. Rama e përshkroi situatën si një rast ku drejtësia po prodhon vendime që krijojnë paqartësi institucionale dhe tension mes pushteteve.
“Gjykata Kushtetuese s’e ka gjetur dot forcën për të mos e lejuar rimarrjen peng të qeverisë së Shqipërisë me një mjet të paparë dhe dëgjuar në botën demokratike si pezullimi i një anëtari qeverie. Kështu Shqipëria bëhet për herë të dytë në muaj shembulli i parë një budallallëku botëror se GJK u mbyt në ujin e turbullt të atyre të arsyes e mos arsyes.
Por fakti se mosvendimmarrja e GJK kthen në fuqi pezullimin e ministres, e cila pavarësisht se qartësia është një luks i rrallë që mund ta kërkosh por vështirë ta gjesh në turbullirën e 700 tenxhereve nuk akuzohet për korrupsion, as nga vetë prokurori që e shpiku pezullimin. Sidoqoftë zhbërja e kësaj shpikje 100% Made in Albania e drejtësisë së re, të papjekur, mbetet një domosdoshmëri për të rigarantuar pavarësinë ekzekutive të parlamentit”, tha Rama./ Zoom.al