Aplikacion
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do t’i drejtohet sot Kuvendit të Shqipërisë me një video-mesazh.
Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama, i cili disa minuta më parë ka rikujtuar ndjekësit e tij në rrjetet sociale, për lajmin që u bë publik, fundin e muajit që lamë pas.
Kreu i qeverisë i referohet si lajm i mirë, gjësë në fjalë. Zelensky pritet të flasë në Kuvend në orën 13:00.

Zelensky ka folur në disa prej parlamenteve të shteteve më të rëndësishme, por edhe organizatave më të mëdha në botë me anë të video-konferencave.
