zoom

Politikë

Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS-së: Duam 50 mijë anëtarësime të reja

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS-së.

Pas përfundimit të takimit në selinë rozë, kryeministri zbardhi detaje nga mbledhja.

Kreu i qeveristë u shpreh se objektivi i vendosur është anëtarësimi i 50 mijë anëtarëve të rinj dhe sipas tij është i realizueshëm.

Rama deklaroi se është domosdoshmëri fuqizimi i PS, duke shtuar se janë e vetmja forcë politike që ka alternativë qeverisëse.

 “Bëjmë takime të rregullta sepse jemi në një proces të rëndësishëm për rienergjizimin e organizmave bazë të PS dhe për vazhdimin e hapjes së partisë për anëtarësime të reja.

Kemi vendosur objektivin e 50 mijë anëtarëve të rinj deri në Kongresin e qershorit, me çfarë kemi realizuar deri tani është ai arritshëm, Domosdoshmëri përcjellja e mesazhit që e kanë votuar ose jo PS-në që është e domosdoshme të fuqizojmë PS sepse është w vetmja forcë politike që ka alternativë qeverisëse, aftësi qeverisëse dhe përgjegjësi reale për ecurinë e procesit të anëtarësimit.

Objektivi unë strategjik është që Shqipëria 2023 të ngjitet në atë majë dhe kurora e kësaj maje është gatishmëria për të qenë anëtarë te BE.