Aplikacion
Këtë të mërkurë po mbahet dita e 25-të radhazi e protestës në Tiranë.
Qytetarët janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt Kryeministrisë për të protestuar kundër projektit të Zvërnecit dhe klasës politike në vend.
Ndër kërkesat kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, krijimi i një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor dhe ndryshim rrënjësor në qeverisje.
Organizatorët kanë paralajmëruar se protesta do të vijojë me fjalime, marshim dhe forma të tjera të reagimit qytetar, ndërsa kanë theksuar se mobilizimi do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Revolta ka tejkaluar tashmë kauzën fillestare dhe është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së llogaridhënies dhe largimit masiv të të rinjve nga vendi./Zoom.al