Aplikacion
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Agonas të Kavajës, ku një konflikt familjar ka përfunduar me vrasje.
Rreth orës 20:30, gjatë kohës që ndodheshin në një arë duke mbledhur bazën ushqimore për blegtorinë, dyshohet se 76-vjeçari ka goditur me thikë vëllanë e tij, 74 vjeç.
Fillimisht i plagosuri është transportuar menjëherë drejt spitalit për ndihmë mjekësore, por për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën rrugës.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë kapur autorin e dyshuar, të cilin e kanë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale./ Zoom.al