zoom

Aktualitet

Ra nga 7 metra lartësi teksa punonte, shqiptari në gjendje të rëndë

Një shtetas shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë në Itali, pasi u rrëzua nga një skelë melartësi 7 metra, teksa punonte.

Sipas mediave italiane, mësohet se ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, 29 gusht, rreth orës 10:30, në Pomezia, në periferi të Romës.

Ende nuk është bërë i njohur identiteti i shqiptarit, por mësohet se si pasojë plagëve të marra ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Shqiptari u transportua me helikopter drejt spitalit San Camillo në Romë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.