zoom

Ekonomi

Qeveria jep bonus për pensionistët, sa do të jetë shuma

Qeveria jep bonus për pensionistët, sa do të jetë shuma

Qeveria ka vendosur të akordojë një bonus të posaçëm veror për pensionistët, i cili do të nisë të shpërndahet duke filluar nga dita e nesërme. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë prezantimit të ndryshimeve në buxhet.

Sipas ministres, çdo pensionist përfitues do të marrë një pagesë shtesë prej 5 mijë lekësh. Ajo sqaroi se vendimi është marrë pas ecurisë pozitive të ekonomisë gjatë pesëmujorit të parë të vitit dhe krijimit të hapësirave financiare për të mbështetur shtresat më në nevojë.

Ibrahimaj theksoi se kjo është hera e parë që jepet një bonus i tillë në mes të vitit, duke e cilësuar masën si një mbështetje financiare shtesë për pensionistët në përballimin e shpenzimeve.

“Të ardhurat shtesë do të shkojnë në mbështetje të pensionistëve. duke parë performacën e ekonomisë në 5 mujorin e parë të vitit që u arrit të përkonsumohej vendosëm të akordojmë bonus vere për pensionistët 5 mijë lekë. Ky bonus jepet për herë të parë në mes të vitit. Bonusin do e marrin nga nesër”, tha Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së qeverisë./ Zoom.al

Postime të lidhura