zoom

Të gjitha

Xhemi Shehu dhe Salsano Rrapi së shpejti me një emision të ri

Xhemi Shehu dhe Salsano Rrapi së shpejti me një emision të ri

Ata janë dy personazhe të njohur dhe shumë të dashur për publikun që së do të vijnë me një projekt të ri.

Bëhet fjalë për Xhemi Shehun dhe Salsano Rrapin. Emisioni i ri do të quhet “Qesh mirë kush qesh i fundit” dhe do të na shoqërojë prej 8 marsit e në vijim.

Ka qenë aktori i njohur, Ermal Mamaqi, i cili me anë të disa postimeve në “Instastory” ka zbuluar si duket studioja, moderatorët dhe aktorët gjatë provave.

Nga pamjet shihet se skena do të jetë një koncept shumë ndryshe pasi duket si një shtëpi ku mesa duket do të zhvillohen skeçet e humorit.

Kujtojmë se gjatë emisionit “Ëndërrtjerrësit” ata zbuluan se programi do të nisë këtë sezon ndërsa regjisor do të jetë Altin Basha.

Salsano tregoi se projekti ka filluar dhe është një emision humori, por komplet ndryshe nga çfarë kemi parë./L.K

Postime të lidhura