zoom

Të gjitha

Puthja me Bujar Asqeriun, Arjola Demiri tregon momentin e sikletshëm: Shkalloi farefisi

Banorja e “Big Brother VIP”, aktorja Arjola Demiri ka rrëfyer së fundmi një nga momentet e sikletshme që i ka ndodhur në punë.

Arjola tregoi për Einxhelin dhe publikun një episod nga jeta e saj si aktore, ku bëhet fjalë për puthjen me aktorin e shquar Bujar Asqeriu.

Ky është një moment që Arjola tha se është paragjykuar nga familjarë e të afërmit, teksa i ka treguar mamasë së saj se ky është profesioni.

“Bëra filmin “Njerka”, që isha në film me Bujar Asqeriun që puthesha, shkalloi farefisi. Edhe mami më thoshte; ça faji kam unë…. I thashë mamit se ky është profesion, ka edhe më keq”, është shprehur ndër të tjera Arjola Demiri.