zoom

Të gjitha

Puthja e aktores Cara Delevingne me Selena Gomez, ngjall debate të shumta

Puthja e aktores Cara Delevingne me  Selena Gomez, ngjall debate të shumta

Puthja e aktores Cara Delevingne me artisten e njohur Selena Gomez në episodin e dytë të sezonit të dytë të “Only Murders in the Building” është komentuar jo pak nga fansat.

https://www.youtube.com/watch?v=7mNIc3iVx7c

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë pasur reagime të ndryshme ndaj romancës së dy mikeshave në ekran që kur u transmetua skena e puthjes së tyre. Aktorja ka zbuluar se ajo u argëtua shumë duke xhiruar skenën me këngëtaren.

“A nuk do të dëshironte çdokush në botë ta puthte Selenën?” është përgjigjur ajo  gjatë një interviste të fundit, pasi është pyetur për eksperiencën e saj në serial. “Ishte thjesht argëtuese ,” vijoi më tej ajo , duke shtuar se të dyja janë ndjerë komode nën shoqërinë e njëra-tjetrës. Modelja nuk i kurseu aspak fjalët e mira për Selenën duke e cilësuar  atë aktoren e preferuar.

Ajo foli edhe për miqësinë e tyre në jetën reale, duke pranuar se ato nuk shihen shumë shpesh për shkak të angazhimeve të shumta por gjithnjë sipas saj është një  kënaqësi e madhe takimet me të./L.K

/Zoom.al