zoom

Të gjitha

“Punoja në ndërtim”/ Gentian Zenelaj: Më ndaluan policët, kujtonin se kisha në çantë…

“Punoja në ndërtim”/ Gentian Zenelaj: Më ndaluan policët, kujtonin se kisha në çantë…

Aktori Gentian Zenelaj, para se t’i hynte botës së aktrimit dhe televizionit, punonte në ndërtim në Shëngjin.

E teksa intervista e “Pushime on Top” po bëhej pikërisht në bregdetin e Shëngjinit, aktori i njohur tregoi një histori të shumë viteve më parë, kur ishte 17 vjeç.

Genti tha se bregdeti rezultonte shumë më ndryshe sesa sot dhe se dikur e kanë ndaluar dy policë për t’i kontrolluar çantën në të cilën mbante bukën, pasi dyshonin se kishte dinamit.

“Kam një skenë epike. Ka qenë periudha e 1996 kur punoja në ndërtim, isha i ri. Dilja nga shtëpia ime shkoja në bregdet dhe shkoja në Kune, ku kishin nisur të ndërtoheshin vilat e para. Kisha çantën e bukës dhe bluzën me vete. Dëgjoj dy njerëz që më thërrisnin, kthej kohën dhe shoh dy policë me armë në dorë që më thonë mos lëviz. Unë atëherë mund të isha 17-18 vjeç, më thanë hap çantën mos lëviz policia kontroll. Ishte periudha kur njerëzit hidhnin dinamite. Kishte kontrolle se nuk ka pasur kaq njerëz sa sot. E kam episod shumë interesant. Ato policët i takoj edhe sot, i kam miq. Kisha vetëm bukën, po shkoja në ndërtim”, tha Zenelaj./ Zoom.al